Izolohen flakët në pyllin e Leminotit në Shqipëri, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

09:56 | 26 Korrik 2022
E.H

Është izoluar vatra e zjarrit në pyllin e Leminotit,në Kozel të Shqipërisë.

Zjarrfikësit e Maliqit kanë bërë të mundur fikjen e flakëve totale këtë mëngjes.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se janë rreth 4-5 hektarë pyll kryesisht dushk dhe ah.

Sipas të njëjtave burime dyshohet që zjarri mund të jetë vendosur qëllimisht nga banorë të fshatrave përreth. /abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme