Izet Haxhia kërkon rihapjen e dosjes së vrasjes së Azem Hajdarit

13:46 | 9 Maj 2018
Arbresh.info

Një ditë pasi mbërriti në Shqipëri, Izet Haxhia kërkoi menjëherë rihapjen e çështjes së vrasjes së Azem Hajdarit.

Avokati i tij tha se Haxhia është gjykuar në mungesë dhe do të depozitojë shumë shpejt në gjykatë kërkesën për rihapjen e çështjes. Avokati Fran Dashi u pyet nga gazetarët nëse Izet Haxhia qëndroi i vetëm në qelinë e tij apo ishte me të dënuar të tjerë, por nuk u përgjigj.

Izet Haxhia, ish truproja e ish kryeministrit Sali Berisha u ekstradua nga Turqia dhe ndodhet në ambientet e burgut 302. Ai është një nga të dënuarit për vrasjen e Azem Hajdarit, por nuk e ka pranuar asnjëherë pjesëmarrje në vrasje.

Vetë ish kryeministri Sali Berisha tha se Edi Rama ia ka premtuar Izet Haxhisë rihapjen e çështjes për vrasjen e Azem Hajdarit dhe për këtë arsye ai pranoi të ekstradohej në Shqipëri./lapsi.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme