Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama, i është nënshtruar një operacioni në QSUNT në hernie, një problem që kryeministri e ka raportuar edhe më herët.
Kryeministria ka dhënë informacion zyrtar për gjendjen e kryeministrit Edi Rama, ku sipas Kryeministrisë, Rama po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale laparoskopike të hernies inguinale, nën drejtimin e Prof. Dr. Arben Gjata.
Gjithashtu, mësohet se Rama pritet të kalojë natën e sotme në mjediset spitalore të QSUNT.
“Në lidhje me pyetjet dhe kërkesën tuaj për informacion për ndërhyrjen kirurgjikale të Kryeministrit Edi Rama ju bëjmë me dije se:
Kryeministri Edi Rama aktualisht po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale laparoskopike në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’.
Ekipi mjekësor nën drejtimin e Prof. Dr. Arben Gjata po kryen ndërhyrjen kirurgjikale të hernies inguinale.
Pas përfundimit të ndërhyrjes, Kryeministri Rama pritet të kalojë natën e sotme në mjediset spitalore të QSUNT”, deklaron Kryeministria.
LEXO EDHE
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...