Një shtetas italian, i cili kërkohej në Spanjë për vrasje, është arrestuar në Portin e Durrësit. Ai ka tentuar që të kalojë kufirin me dokumente false dhe nga hetimet e kryera rezulton se ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në pranga ka rënë shtetasi Giuliano Velo 58 vjeç, lindur dhe banues në Itali.
Velo, më datë 27 shtator 2017 është kapur në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës, pasi ka tentuar të kalojë kufirin, në drejtim të Italisë me pasaportë dhe kartë identiteti Sllovene të dyshuara se janë false.
Nga hetimet e mëtejshme të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, u evidentua se për shtetasin e mësipërm është lëshuar Urdhër Arresti nga Interpol Madrid Spanjë duke e shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Gjykata Themelore e Lorca (Murica)/ Spanjë ka lëshuar Urdhrin e Arrestit për kryerjen e veprës penale “Vrasja” parashikuar në nenin 138, 139,140 të Kodit Penal Spanjoll. Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është 25 vjet burg. Giuliano Velo dyshohet se më datë 9 qershor 2017 rreth orës 21:30 me orën lokale, në vendin e quajtur ” Paraje Charcon” të qytetit Aguilas/ Spanjë, ka vrarë me armë zjarri një shtetas Italian. Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës për veprime të mëtejshme.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?