Italiani godet makinën e policisë në Vlorë, plagoset oficeri

19:38 | 13 Maj 2018
Trina Galanxhi

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë ku një automjet i policisë rrugore është përplasur nga një automjet “Hyundai” që drejtohej nga një shtetas italian.

Ngjarja ka ndodhur në unazën e qytetit, në zonën pranë Ujit të Ftohtë. Si pasojë e aksidentit është plagosur në krah efektivi i policisë që drejtonte makinën.

Ai është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme