Një e shtënë pistolete në qafë dhe ndërron jetë brenda pak sekondash.
Ky ka qenë fundi fatal i një 22-vjeçari shqiptar që ndodhej në Sinalunga të Sienës, në Itali, i ftuar në shtëpinë e miqve të tij për darkë.
I riu thuhet të ketë qenë banues në një komunë të Provincës së Firences, por mbeti viktimë rreth mesnatës mes të mërkurës dhe të enjtes.
Ndërhyrja e karabinierëve ka bërë që të bien në gjurmët e një personi 34-vjeçar, një pastor sard që jeton në Foiano, Arezzo, i cili disa qindra metra larg vendit të krimit ishte kapur i plagosur dhe në gjendje të dehur, transmeton top channel.
Nga raportimet paraprake mësohet se arma e krimit nuk është gjetur, por agresori i është nënshtruar kontrolleve nëse ka përdorur së fundi një armë zjarri.
Edhe pse motivet e kësaj vrasjeje mbeten ende për t’u përcaktuar, dyshohet se ekzekutimi ka ardhur për larje hesapesh. Nga rindërtimi i ngjarjes, mësohet se i riu ishte thirrur të zbriste nga banesa ku ishte ftuar për darkë, e përpara derës së shtëpisë është qëlluar për vdekje.
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...