Itali, shkatërrohet banda e lëndëve narkotike, shumica e të arrestuarve, shqiptarë

09:54 | 30 Nëntor 2018
Arbresh.info

Policia italiane ka shkatërruar një grup kriminal që merrej me trafik droge në Pulia.

20 persona u arrestuan nga operacioni i zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm, pjesa më e madhe e të cilëve ishin shqiptarë.

Aksioni i antidrogës u shtri në Kieti, Gjenovë, Kampobaso dhe Foxha, transmeton top channel.

Droga trafikohej nga Shqipëria, Holanda e Sllovenia.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme