Ministrja e Brendshme italiane Luciana Lamorgese ka prezantuar në Dhomën e Deputetëve në Parlamentin Italian raportin me të dhënat e gjashtëmujorit të parë të vitit 2019 mbi situatën kriminale në Itali.
Dhe në këtë raport të fundit të autoriteteve italiane grupet kriminale shqiptare konfirmohen ndër më aktivet ndër organizatat kriminale të huaja e Shqipëria identifikohet si vend tranziti i heroinës nga Azia Qendrore e Afganistani drejt tregut të Evropës Perëndimore.
RTV Ora News ka siguruar ekskluzivisht këtë raport të fundit të Ministrisë së Brendshme italiane ku që në hyrje të tij në kapitullin mbi aktivitetin e organizatave të huaja thuhet se; “Krimi i organizuar shqiptar konfirmohet si ndër më aktivët në Itali e mbështetet nga grupet kriminale të ngjashme shqiptarësh aktivë në Holandë, Belgjikë, Austri, Britani e Madhe, Gjermani e Spanjë. Këto grupe kontaktojnë drejtpërdrejtë me referentët e tyre në Shqipëri në mënyrë të veçantë në aktivitete kriminale komplekse.”
Sipas raportit të Ministrisë së Brendshme italiane, krimi i organizuar shqiptar në Itali është shtrirë pothuajse në të gjithë territorin kombëtar e me përqendrim më të madh në Veri ne rajonin e Puglias në jug.
Kriminaliteti shqiptar merret me trafikun e drogës, emigracioni klandestin, prostitucion. Në raport evidentohet se aftësia e shqiptarëve në trafikun e drogës i ka dhënë atyre një rol të rëndësishëm në raport me organizatat e tjera kriminale, aq sa përfaqësojnë për disa grupe mafioze italiane një kanal të privilegjuar për furnizimin me drogë, falë dhe lidhjeve të gjera e rrjetit që zotërojnë në bashkëpunim me shqiptarë të tjerë në Amerikën e Jugut, në Holandë, Spanjë, Turqi e Angli.
Format e kriminalitetit shqiptar shfaqen në mënyrë individuale ose në bashkëpunim për krime specifike, ndërsa format kriminale të organizuar janë të strukturuara në kohë e shpesh në lidhje familjare mes tyre.
Autoritetet italiane nënvizojnë se grupet kriminale shqiptare kanë një aftësi të veçantë për të bashkëpunuar me grupe kriminale të tjera të huaja, por dhe me grupet autoktone italiane.
Shembull është operacioni “Mondo in mezzo” në Romë i cili shkatërroi një grup kriminal shqiptar që kontrollonte trafiku e drogë në zona të caktuar të kryeqytetit italian si dhe disa sipërmarrje tregtare.
Duhet evidentuar, thuhet në këtë raport se “Shqipëria është një vend prodhues i marijuanës e një vend transit i heroinës së ardhur nga Azia Qendrore e Afghanistani për tregun e Evropës Qendrore (e ashtuquajtura rruga ballkanike).
Rruga detare Shqipëri-Puglia për trafikimin e marijuanës është konfirmuar dhe në raportet e autoriteteve gjyqësore në të njëjtën periudhë kohore të gjashtëmujorit të parë të 2019.
Gjatë këtij gjashtëmujori janë vërtetuar dhe raste për të diversifikuar pikat e zbarkimit të ngarkesave me marijuanës në brigjet italiane të Adriatikut për t’i shpëtuar kapjes nga autoritetet policore.
Këtë e dëshmon operacioni “Sfizio” i Guardia di Finanza i Mesinës i cili dëshmoi zbarkimin e ngarkesave të mëdha me marijuanë që mbërrin nga Shqipëria e zbarkonin në brigjet emiliane e kalabreze.
Grupet kriminale në Itali shfaqen të aftë të menaxhojnë dhe trafikun e drogave të tjera si kokainë e heroinë. Në trafikun e kokainës thuhet në këtë raport, “organizatat shqiptare kanë një aftësi kriminale me atë të mafias kalabreze Cosa Nostra me të cilat kanë ngritur në këmbë bashkëpunime të paligjshme.”
Gjatë një operacioni autoritetet antimafia italiane kanë zbardhur se gjatë dorëzimit të një dërgese droge grupet shqiptare në bashkëpunim me familjet mafioze Mazze e Santapaila-Ercolano kishin marrë peng dy bashkëpunëtorë siçilianë për të garantuar pagesën e drogës.
Në biznesin e drogës shqiptarët mbajnë lidhje të rregullta me shqiptarë të tjerë në vende të ndryshme të botës, duke realizuar trafik transnacional të ngarkesave me lëndë narkotike.
Përveç trafikut të drogës aktiviteti kriminal shqiptar gjatë gjashtë mujorit të parë të 2019 është përfshirë dhe në aktivitetin e prostitucionit e në krimin ndaj pasurisë si grabitje të dhunshme, kërëcënim e zhvatje.
Në raportin e Ministrisë Italiane renditen të gjitha operacione e sukseshme të kryera gjatë 6 muajve të parë të 2019 e të përcjella eskluzivisht dhe nga RTV Ora News, të cilat kanë çuar në shkatërrimin e trafiqeve të drogës në nivel kombëtar e ndërkombëtar në bashkëpunim me Interpolin e me autoritetet e policive të tjera europiane e jo vetëm.
Të tilla operacioen të suksesshme janë “Metropolis” i ekzekutuar nga Policia e Breshës, ku u vunë nën pranga 30 shqiptarë, 7 italianë e 2 tunizinaë.
Operacioni “Random” në Përugia, operacioni “Drug Queen” në Asti, operacioni angtidrogë “Hostage” në Katania e Kaltanisetta, operacioni “Fiori di Primavera” në Brindizi e Lecce, operacioni “Battleship” po në Lecce, operacioni “Sabbia” në Firenze, operacioni “Sfizio” në Messina, “Erostrato” në Viterbo etj./TCH
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë, policia jep d...
Mori një goditje të fortë në fytyrë nga kundërshtari, dalin ...
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...