Policia italiane ka vënë në pranga një grua të moshuar shqiptare, e cila e kishte kthyer shtëpinë ku banonte në një laborator droge.
Sipas shtypit italian, në pranga ka përfunduar 64-vjeçarja me iniciale V.H., e cila prej vitesh kishte marrë nënshtetësinë italiane.
Në shtëpinë e gruas së ve, është gjetur dhe sekuestruar edhe lëndë narkotike e llojit kokainë.
Mediat italiane raportojnë se ajo kishte kohë që mbahej nën vëzhgim nga policia.
Gruaja ishte rezidente ne Porte Vale dhe nga hetimet e para konsiderohet si një nga kryesoret e trafikut të drogës ne sheshin Jesi.
Në dhomën e saj te gjumit, policia zbuloi një laborator të vërtetë. Aty u konfiskua me shume se 60 gram kokainë, me një vlerë në treg, prej 7 mijë euro.
Disa doza kokainë ishin bërë gati për t’u shitur dhe iu gjeten te fshehura nen jastëk. Policia njoftoi se e tere dhoma e saj ishte përdorur për të fshehur aktivitetin qe kryente.
Në banesë ajo jetonte me vajzën dhe dy nipërit dhe shtëpia e saj ishte gjate gjithë kohës e frekuentuar. Policia ka thënë se familjarët e saj nuk kishin dorë ne aktivitetin e 64-vjeçares.
Mbledhja e KQZ-së dështon, VV revoltohet për afatin e regjis...
Nesër, nga ora 15:00, mbyllet qarkullimi në segmentin Kijevë...
Ismaili: Dërgesat e mërgatës deri në muajin shtator 2024 arr...
Leo i nervozuar me veprimin e Vullnetit
‘Mbylle gojën’, ‘përndjekëse’, debat i ashpër mes banorëve
Munter: SHBA-ja nuk do të ketë më qasje tradicionale ndaj Ko...