Një shqiptar i cili kishte hyrë për të vjedhur brenda një shtëpie, është rrëzuar nga kati i tretë i ndërtesës. Gjendja e tij paraqitet shumë e rëndë. Mësohet se bëhet fjalë për një 23-vjeçar shqiptar me iniciale R.M.
Ai u rrëzua nga ballkoni, teksa po largohej bashkë me shokun e tij pas një tentative vjedhje në një pallat në komunën e Loano, në Itali.
I riu u transportua me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Mësohet se dy hajdutët ishin ngjitur nëpërmjet tubit të kullimit në katin e tretë të pallatit. Ata hynë në një banesë, u mbyllën brenda duke nisur të kërkonin për para dhe sende me vlerë.
Por u zunë në befasi teksa u kthye i zoti i shtëpisë. Në tentativë për t’u larguar i riu shqiptar u rrëzua nga ballkoni.
Sakaq hajduti tjetër arriti të largohej, duke e lënë shokun në gjendje të rëndë.
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...