Google ADS

Itali: Çiftit shqiptar i kapen 45 mijë euro kokainë, veprimi i gruas nuk i shpëton

23:45 | 30 Mars 2017
Arbresh.info

Një çift shqiptar janë arrestuar nga Guardia di Finanza në Mestre, ndërsa me vete kishin 400 gram kokainë, vlera e të cilës në tregun me pakicë është 40 mijë euro.

Të martuarit 47 dhe 39 vjeç, po udhëtonin nga Franca në drejtim të Italisë me një makinë me targa italiane, e drejtuar nga një tjetër shqiptar me disa precedentë penalë. Agjentët e policisë gjatë kontrollit, çifti u tradhtua nga nervozizmi.

Gruaja është përpjekur të hedhë një zarf, i cili më pas rezultoi se kishte 150 gram kokainë. pas një kontrolli më të imtësishëm, është zbuluar edhe 250 grama drogë në pjesën e timonit.

Sipas Ora, policia ka gjetur edhe 6.450 euro para të gatshme, që mendohet se kanë ardhur nga shitja e drogës.

Çifti është burgosur në burgun “Santa Maria Maggiore” dhe “Giudecca” në rajonin e Venedikut.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme