Itali, arrestohet kuzhinieri shqiptar me 29 kg heroinë

01:56 | 11 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Iu gjet 14 kg heroinë në banesë, arrestohet në Itali kuzhinieri shqiptar. Sipas mediave italiane, shqiptari 29 vjeç,  u arrestua gjatë së shtunës pas në një provincë të Milanos, në Bollate.

Mediat italiane vijojnë më tej duke shkruar se sasia e drogës u gjet në dy apartamente që ishin në përdorim nga shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet.

Në ndihmë të operacionit u përfshinë edhe qentë antidrogë. Gjatë aksionit u sekuestruan edhe 9 mijë euro, një makineri që numëron para si dhe një makineri për ngjeshjen e drogës.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme