Google ADS

Itali, 3 të arrestuar për drogë, drejtues i grupit, një 32-vjeçar shqiptar

09:51 | 28 Shtator 2018
Arbresh.info

Tre të arrestuar, dy denoncime, 30 persona nën vëzhgim si bashkëpunëtorë! Ky është bilanci i operacionit “Rosa dei Venti” të forcave italiane të Rendit në Macerata, në vazhdën e të cilit u sekuestruan 4 kg drogë, ku përfshihej hashash, marijuanë dhe kokainë.

Emri i operacionit, siç shpjeguan krerë të Komandës Rajonale të Karabinierëve, frymëzohet nga tatuazhet që ka në fyt dhe në njërën dorë 32-vjeçari shqiptar, Dranoel Ndoja, i cili dyshohet të jetë drejtuesi i grupit, transmeton top channel.

Hetimet kanë nisur prillin e vitit 2017, fillimisht me mënyra tradicionale, e pastaj me nisma të tipit teknik si përgjime telefonike dhe monitorim GPS.

Ndoja rezulton të jetë prangosur edhe një herë në vitin 2012, kur iu ra në sy autoriteteve italiane për faktin se ishte i papunë, por lëvizte me Jaguar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme