Libri “Vepra të zgjedhura” të Mid’hat Frashërit u promovua gjatë ditës së sotme. Proza poetike, tregime, skica dhe rrëfime poetike, si edhe 60 proza meditative, të panjohura për lexuesit edhe studiuesit të Mid’hat Frashërit botohen për herë të parë.
Gjatë promovimit të librit i pranishëm ishte edhe shkrimtari Ismail Kadare, i cili në botimin “Vepra të zgjedhura” ka shkruar parathënien “Drama e një lideri”.
Materiali i shkruar prej tij mban vitin 2008 për dramën “Foleja kombëtare” të Mid’hat Frashërit, por përkon me gjendjen e Teatrit tonë Kombëtar aktualisht. Ndër të tjera Kadare shkruan:
Dramaturgjia përbën pjesën më të papërfillshme në letrat shqipe. Nga ana e saj, jeta teatrale nuk ka shkëlqyer kurrë në këtë zonë të Ballkanit. Shqipëria është i vetmi vend në Europë, që nuk ka ende një ngrehinë teatri, të denjë për këtë emër. Teatri Kombëtar i sotëm, ish-Teatri popullor i kohës së komunizmit, i cili quhej dikur kinema Kosova, nuk ka qenë veçse një ndërtesë e përkohshme, nga ato që ushtria italiane i përdorte për zbavitjen e trupave të saj. Për një habi, që në pamje të parë ngjan e pashpjegueshme, faktorët proteatrorë në Shqipëri janë të barabartë me ata kundër teatrorë. Duket sikur nga përplasja e tyre nuk mund të kishim veçse këtë tokë të askujt…
Ismail Kadare, shkrimtar
Eshtrat e Mid’hat Frashërit do të riatdhesohen në Tiranë në muajin nëntor dhe do të vendosen tek varrezat monumentale të vëllezërve Frashëri.
Shqiptarja.com
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër