Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit (AKB) në Shqipëri, Auron Tare, ka hedhur akuza në drejtim të pushtetit vendor të Bashkive bregdetare për mungesë bashkëpunimi me strukturat turistike shqiptare, ku këto të fundit sipas Tares, as këtë sezon nuk do të arrijnë t’u garantojnë pushuesve standardet e duhura të cilësisë së ujit, si dhe të shërbimit nga stacionet e plazheve.
Ndërkohë që kreu i AKB-së, Tare, ka shprehur shqetësimin se ishujt e Ksamilit po shfrytëzohen për biznes e kjo sipas Tares, është e palejueshme, shkruan sot Koha Ditore.
Ndërsa për sa i përket standardit të ulët të cilësisë së plazheve për shkak të ujit dhe të shërbimit nga stacionet e plazheve, kreu i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare, thotë se shkaku kryesor është mungesa e bashkëpunimit nga ana e njësive vendore.
“Ende unë mendoj se nuk jemi në standardin që duhet të jemi, sepse kemi kushtet që duhen për të qenë në një nivel më të lartë, aq më tepër që shumë subjekte private kërkojnë standarde. Por fatkeqësisht, për arsye nga më të ndryshmet, Bashkitë të cilat kanë detyrimin ligjor për të rritur standardin e kërkesës për cilësinë e plazheve, ende nuk i kanë zbatuar ato standarde që kërkohen nga ligji dhe nga vendimi i Këshillit të Ministrave për plazhet, siç është pastrimi i plazheve, pra shumë i rëndësishëm; është edhe standardi i sigurisë në plazhe”, thekson Auron Tare.
Kreu i AKB-së thotë se cilësia më e dobët e ujit haset në plazhet e Durrësit e Golemit, për shkak të ndërtimeve të shumta dhe shfrytëzimit pa kriter në vite.
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...