Google ADS

Ish-vila e Enverit shndërrohet në kinema

20:16 | 15 Gusht 2019
Arbresh.info

Vila e ish-diktatorit do të shhndërrohet në një kinema. Fituesi i Palmës së Artë në Cannes Film Festival 2019, do të jetë më 19 gusht në Tiranë në një prezantim dhe diskutim të filmit të tij. Projekti i takon një kinemaje nomade, Cine Tarkovsky, që evidenton objekte të izoluara për publikun, pjesë të arkitekturave të sistemeve totalitare që kanë qeverisur shtetet e Ballkanit, për t’i kthyer ato në kinema me hyrje të lirë për publikun për një natë.

Vasilis Kekatos xhiroi në 8 orë në një pikë karburanti filmin me metrazh të shkurtër “Distanca mes nesh dhe qiellit” dhe arriti të fitonte Palmën e Artë për filmin më të mirë me metrazh të shkurtër. Në këtë punim të ndjeshëm realizuar me zero buxhet, mund të vërehet sesa krijues mund të jetë një artist i ri kur burimet e tij janë të limituara. Për herë të parë në Shqipëri, fituesi i sapozgjedhur i Palmës së Artë fton në një eksperiencë kinematografike dhe në një bashkëbisedim të hapur me këdo që do të jetë pjesëmarrës, mbi të krijuarit dhe fituarit përkundër çdo vështirësie.

Prezantimi i parë i Shqipërisë në Kanë ishte në vitin 1953 me filmin “Luftëtari i Madh Skëndërbej” me regji të kineastit sovjetik Sergei Yutkevich. Pothuaj 50 vite më pas, Gjergj Xhuvani bëhet i pari shqiptar pjesë e kategorisë Director’s Fortnight me filmin “Parrullat”. Në 2019, Erenik Beqiri është i pari shqiptar në seleksionimin zyrtar, me filmin “The Van”.

Festivali i Filmit në Kanë, prej 1946, prej dekadash është Festivali më i rëndësishëm në botë i cili sjell emrat më të mëdhenj e inovatorë në industrinë e filmit. Prej vitit në vit, pritet me kuriozitet përzgjedhja e filmave të Kanës, prej natyrës së artit që sugjeron dhe prestigjit që ky aktivitet mban.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme