Ish-shefi i Antidrogës, Dritan Zagani ka publikuar shkresën sekrete të ish-ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani dërguar Zyrës Federale të Drejtësisë së Zvicrës që në më 25 mars 2016.
Në letër shkruhej se shtetasi Dritan Zagani, bazuar në informacionet e Prokurorisë së Përgjithshme, vazhdon të jetë subjekt i shpallur në kërkim për drejtësinë shqiptare në bazë të vendimit nr. 417, datë 21.09.2015, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për caktimin e masës “arrest me burg” për kryerjen e veprës penale “Largim i të Burgosurit nga vendi i qëndrimit”, parashikuar në nenin 323 të Kodit Penal Shqiptar.
Teksa ka publikuar dhe dokumentin me firmën e Ylli Manjanit, Zagani shkruan, “Mirë Saja që e ka privatizuar policinë dhe ka bërë atë…po ky ishi i Drejtësisë se di ku është bazuar të firmoset një dokument “sekret” të tillë si ky e të më quajë “kriminel të dyfishtë”, pa patur asnjë vendim gjykate për asnjë lloj dënimi …këta o janë të marrë ose s’e dinë që shteti është i shqiptarëve dhe jo prononcimit privat apo rilindje hesapi.”
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...