Këtë të dielë kryeministri Edi Rama ka takuar në zyrën e tij në kryeministri efektiven Ina Nuka, policja e cila humbi dy gishtërinj gjatë protestës së banorëve të Astirit, disa javë më parë.
Por takimi “propagandistik” që Rama rezervoi ka sjellë një reagim të ashpër nga ana e ish Presidentit Bujar Nishani, i cili përmes një statusi të gjatë në rrjetin social shkruan se ajo që ka parë ka qenë e turpshme, e pamoralshme dhe fyese. Nishani thekson se është neveritur nga mënyra sesi një kryeministër ka përdorur imazhin e një vajze me uniformë për qëllimet e tij politike.
“Të gjithë urojmë shërimin e saj plotësisht e pa asnjë pasojë.
Por, po ashtu jam i bindur se shumica dërrmuese e qytetarëve ndjejnë neveri nga përdorimi i dëmtimit dhe traumës së saj për video-shoë si revistë propagande (fyese për intelektin qytetar) e imazhit kryeministror.
Mizanskena me kameramanë e fotografë kryeministrorë në Aeroportin e Rinasit tek krijonin faqet e para të revistës qeveritare, me policen që vuajtjet nga dhimbja e traumës dhe i ftohti acartë i natës dimërore, duhej ti kthente në pozim për mizorinë humane të çmendurisë për “like” në fb qeveritar.”-shkruan Nishani.
Për më tepër lexoni postimin e plotë:
E turpëshme, e pa moralëshme, fyese dhe antinjerëzore keqpërdorimi i imazhit dhe traumës fizike të punonjëses së policisë së Shtetit Ina Nuka, nga një Kryeministër i dështuar, i pa njerëzishëm dhe përgjegjësi moral dhe ligjor i dëmtimit të punonjëses së policisë.
Dikush do pyesi ; “ po kujt t’ja thuash” ?
Natyrish e kotë t’ja adresosh atij modeli kryeministri.
Por qytetarëve, po !
Njëri-tjetrit duhet t’ja themi e t’ja sjellim në vëmëndje.
Më së pari, jam i sigurtë se të gjithë qytetarët e vendit kanë ndjerë keqardhjen më të thellë për dëmtimin e punonjëses së policisë në krye të detyrës.
Të gjithë urojmë shërimin e saj plotësisht e pa asnjë pasojë.
Por, po ashtu jam i bindur se shumica dërrmuese e qytetarëve ndjejnë neveri nga përdorimi i dëmtimit dhe traumës së saj për video-shoë si revistë propagande (fyese për intelektin qytetar) e imazhit kryeministror.
Mizanskena me kameramanë e fotografë kryeministrorë në Aeroportin e Rinasit tek krijonin faqet e para të revistës qeveritare, me policen që vuajtjet nga dhimbja e traumës dhe i ftohti acartë i natës dimërore, duhej ti kthente në pozim për mizorinë humane të çmendurisë për “like” në fb qeveritar.
Telenovela me mjekun turk në spitalet e Turqisë si vijim i fotove ilustruese të revistës më anti-njerëzore që vijonte të prodhonte kryqeveritari i Shqipërisë, më së shumti ishin si një flakurimë mbi fytyrat dhe plagët e mijëra shqiptarëve që trajtonin traumat e tyre në spitalet mjerane të denja vetëm për ti quajtur “magazina rifuxho”, në Shqipëri.
Epshi propagandistik i dalë jashtë çdo kontrolli prej këtij kryeministri ju përplas si bumerang prej kësaj, teksa shqiptarët krahasonin se ku mjekoheshin e kuroheshin ata në Tiranë, Shkodër, Vlorë, Durrës, Korçë, Kujë, Gjirokastër, Dibër, Fier e kudo tjetër, në çdo cep të vendit.
Epilogu i revistës kryeministrore me traumën e polices nën qeshjet artificiale nga godina me grila ngujuar prej urrejtjes studentore , ja rriti shumë koston e amoralitetit propagandës qeveritare por nuk e fshehu aspak amoralitetin e bojrave të nakatosura, tanimë në atë “far feje” që ska kanavacë ku të thahen.
Fati e deshi që punonjësja e policisë ta kalojë me sukses traumën por përgjegjësi kryesor i pasojës së saj, që është vetë kryeministri dhe qeveria e tij, ende nuk janë përballur me ligjin për atë pasojë që shkaktuan.
Pse është përgjegjës Kryeministri do pyesë ndonjë, ende i kapluar nga shfletimi i revistës kryeministrore ?
Nëse kanë qenë apo jo të trajnuara forcat e policisë që dolën përballë asaj proteste, këtë unë nuk mund ta them, pasi më parë duhet të shoh planin e masave, programin e trajnimeve etj., çka për momentin është e pamundur.
Por, ne të gjithë pamë se forcat e policisë përfshirë dhe policen e plagosur u dërguan përballë protestës pa asnjë masë mbrojtëse.
Pa skafandër, pa jelek mbrojtës, pa mburoja plastike, pa asgjë e pa asnjë mjet që ligji, rregullorja, manualet policorë të detyrojnë (jo me dëshirë zgjedhjeje).
Autor është padyshim hedhësi i mjetit dëmtues por përgjegjës kryesor i pasojës është dhunuesi i ligjit, dhunuesi i detyrimit për parandalimin e pasojës.
Asnjë hetim nuk ka të njoftuar deri më sot për përgjegjësit e asaj pasoje.
Përkundër, përgjegjësit vijuan dhunimin e dinjitetit, integritetit, imazhit e psikologjisë së një punonjëseje të policisë, e pa mbrojtur nga askush e nga asnjë rrezik.
E dhimbëshme është jeta, shëndeti i lënduar, dora, këmba apo çdo pjesë tjetër e trupit të plagosur tek çdo kush.
Kemi parë shumë dhimbje këto kohë.
Baballarë tek varnin veten se nuk paguanin dot ngrohjen për fëmijët kërthi në kasollet mjerane.
Nënën tek shtrëngonte në gji fëmijën e mitur traumatizuar brenda qelisë së paraburgimit ku ishte plasur bashkë me fëmijën e saj.
Arditin e vogël tek shkërrmoqej nga zinxhiri eskavatorit në mes pirgut të plehrave me të cilat Arditi mbeti përqafuar për librat e shkollës ndërsa zinxhiri vrastar pillte miliona euro për hajdutërinë e panginjur.
Shumë e shumë të tjera.
Tragjeditë që përpiqen të kthehen në komedi mbeten veçse mjerimi i të pa turpëshmëve.
Shqiptarët e mes tyre dhe policët, minatorët, studentët, të sëmurët, të varfërit, të pa punët kanë nevojë tu kursehen vuajtjet e jo tu qahen, tu parandalohen traumat e jo tu bëhen “share” në fb, tu sigurohet e nesërmja aty ku janë e jo të ftohen për tallava në zyrën mondane kryeministrore.
Videot, filmat, kamerat, aparatet, qeshjet e sforcuara cinike të propagandës bajate ndër revistën kryeministrore, janë dhimbje e shtuar, fyerje e pambaruar, dinjitet i traumatizuar.
Presim studentët…..
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/e-turpshme-dhe-neveritese-ish-presidenti-shperthen-ne-akuza-pas-propagandes-se-rames-608522/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati ka një njoftim të rëndësishëm për familjet që kanë ap...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,