Kreu i PD-së në Shqipëri, Sali Berisha ka bërë me dije se është takuar me ish-Presidentin e Kroacisë, Stejpan Mesić ndërsa ka ndarë një foto ku të dy shihen duke bërë shqiponjën dy krenare.
“Takim me mikun e shquar të kombit shqiptar dhe mikun tim të hershëm, ish-Presidentin e Kroacisë, Z. Stejpan Mesić.Në këtë takim diskutuam për situatën e vështirë që po kalon vendi ynë por edhe shpresat për ndryshimin dhe të ardhmen.Po keshtu, diskutuam për zhvillimet në rajon dhe Europë.Presidenti Mesić më uroi së bashku me Partinë Demokratike në misionin tonë dhe shprehu bindjen se ne do ta përmbushim këtë mision.Në takim ishte prezent edhe aktivisti i të drejtave të njeriut, Z. Muharrem Salihu, i cili më dhuroi librin e tij kushtuar Etnografisë së Medvegjes e kostumeve të trojeve të tjera shqiptare.Po kështu, në takim ishte veprimtari i njohur i komunitetit shqiptar në Kroaci, z. Idris Sulejmani.Takimi ishte i hapur”, shkruan Berisha në një postim në Facebook. /arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...