Dy vite pas hekurave do të duhet të qëndrojë një ish-efektiv policie nga Shqipëria, pasi u arrestua nga policia britanike në Livingston të Skocisë gjatë një operacioni kundër fermave të kanabisit.
Ish-polici i Shqipërisë, Igli Duka u burgos pasi policia gjeti qindra bimë kanabisi të kultivuara në një njësi industriale në West Lothian, në shtator të vitit të kaluar.
24-vjeçari në sallën e gjyqit pretendoi se një gangster famëkeq, të cilin ai e kishte arrestuar kur ushtronte detyrën në Shqipëri, e kishte shantazhuar dhe detyruar atë që të bëhej “kopshtar” në shtëpinë e barit.
Duka tha se gangsteri kishte kërcënuar familjen e tij pasi kishte dalë nga burgu. Avokati i Dukës, Andy Aitken, pretendoi se krimineli që 24-vjeçari arrestoi kishte fituar lirinë në Shqipëri pasi një anëtar i rangut të lartë të bandës kishte paguar ryshfet për të.
Avokati pretendoi më tej se anëtari i bandës më pas i tha Dukës dhe familjes së tij se ishin ata përgjegjës për 50,000 £ që kishte paguar për të fituar lirinë.
Aitken gjatë mbrojtjes tha se Duka ishte arratisur në Britani të Madhe nga frika për sigurinë e tij dhe kishte gjetur punë në një kantier ndërtimi në Birmingham.
“Familja e tij iku në Greqi, por babai i tij u detyrua të kthehej në Shqipëri për shkak të problemeve shëndetësore”, tha avokati duke pretenduar se banda u kap me të atin e ish-policit dhe e detyruan të tregonte vendndodhjen e Dukës.
“Dukës më pas iu desh që të zgjidhte, nëse do të kujdesej për fermën e kanabisit për të shlyer detyrimet ose të përballej me pasoja të rënda për familjen e tij në Shqipëri”, tha avokati i 24-vjeçarit.
Më tej në seanca, ish-efektivi u vendos përballë faktit se ai ka pasur mundësi në shumë raste të shkojë në polici për të denoncuar shantazhuesin por nuk e ka bërë.
“Pikëpamja e tij ishte se policia në Mbretërinë e Bashkuar nuk do të ishte në gjendje të ndihmonte për sigurinë e familjes së tij në Shqipëri. Ai nuk ishte i përfshirë në organizimin e këtij operacioni dhe më e rëndësishmja ai nuk fitoi para dhe nuk pati asnjë përfitim pasi u përfshi në këtë aktivitet kriminal”, u mbrojt më pas avokati.
Në fund të seancës pretendimet e Dukës dhe avokatit të tij u hodhën poshtë nga gjykatësi, i cili tha: “Kjo është vepër e rëndë e prodhimit të një droge të kontrolluar, në këtë rast kanabis. Është shumë e qartë se ky ishte një operacion i madh, i organizuar, komercial dhe se ju ishit një ingranazh i vogël. Megjithatë, ata që janë përgjegjës për prodhimin e drogave ilegale mbështeten te njerëz si ju për të rritur të korrat e tyre”./A2CNN/
Hamza takon ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, diskutojnë për ...
Shkup: Partitë shqiptare vazhdojnë përplasjet për Ligjin e g...
SPAK njoftim zyrtar për Erion Veliajn, i përgjigjet për kall...
Drenusha e nevrikosur me Gjestin, shkak qasja e tij ndaj Xhe...
Presidenti gjerman shpërndan Parlamentin, cakton zgjedhjet p...
Ukraina dërgon 500 tonë miell në Siri