Ish ministri i Drejtesise Ylli Manjani ka kritikuar kryeministrin Edi Rama ne lidhje me vendimet qe po merr per pronat publike te vendit.
Postimi i Manjanit:
Një gjë është e dukshme:Kryeministri po i bie si n’top t’karadakut pasurisë publike të mbetur tashmë.
Po nxiton me shpejtësi marramendëse të japë çdo gjë të mundshme me konçension. Çdo gjë publike, rrugë, minierë, pyll, vend turistik, trashëgimi kulturore e historike, bregdeti e çtë ketë mbetur po kalon sa hap e mbyll sytë në duar të kompanive private me PPP ose me koncension.
Ndërkohë nëpër territoret urbane kudo gjen një copë tokë, publike a private qoftë, e jep për ndërtim. Me shpejtësi marramendëse po i bën këto. Duket sikur po punon për ditën e fundit.
Qëllimi është ta lërë vendin të paqeverisshëm dot nga interesi publik. Ideja e tij e sëmurë, kanceroze madje, është që vendi në 50 vitet e ardhshme të qeveriset nga privatët të cilëve ju ka dhënë praktikisht ekonominë shqiptare në dorë…
A do të ndodhë kjo gjë?!
Të shohim! Por qeveria e re, kushdo qoftë pas kësaj flame kriminale do ta ketë të vështirë. Natyrisht, jo të pamundur.
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...