Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja thotë se është ende herët për të përcaktuar nëse Shqipëria e ka kaluar apo jo pikun e COVID-19 ndërsa paralajmëron se pandemia mund të largohet pas një viti.
“A e kemi kaluar pikun apo jo, ndoshta është shpejt për ta thënë. Çdo ditë kemi pasur më shumë të shëruar se sa raste të reja. Deri tani sistemi shëndetësor e ka përballuar sfidën”, deklaroi ai për ‘Ilva Noë”.
“Fundi do të vijë pas një vit. Që epidemia të kaloi në kushtet kur nuk ka vaksinë, kur sistemi ynë imun është në përpjekjet për t’u adoptuar, duhet kohë. Ky është një virus i ri, vetëm në vjeshtë ka kaluar nga kafshët tek njerëzit. duke ngadalësuar përhapjen e virusit, rrisim dhe imunitetin”, deklaroi ish-ministri.
Beqja thotë se duhet të vazhdojnë programet e kufizimit të lëvizshmërisë dhe të shtrihet kujdesi për personat pozitivë në mënyrë që t’i gjurmojmë dhe identifikojmë shpejt.
Sipas ish-ministrit fakti se nuk kemi pasur shumë të infektuar lidhet me masat e marra sa më shpejt.
Për të mbështetur këtë ai sjell si shembull krahasim mes Suedisë dhe Norvegjisë. E para nuk mori masa, ndërsa e dyta po. Sot, Suedia ka 10 herë më shumë raste të reja nga Norvegjia.
Ai nënvizon se, përveç Tiranës ku janë gjysmat e rasteve, kemi pasur rritje të ndejshme në Shkodër për shkak të mos respektimit të rregullave.
Tregues që Shqipëria deri tani e ka përballuar mirë epideminë është fakti nuk kemi ende asnjë rast fataliteti tek mjekët si dhe qendrat shëndetësore nuk janë kthyer në përhapje të virusit.
Si problem, Beqja shikon mungesën e burimeve njerëzore sa i takon numri të mjekëve që asistojnë në terapi reaminatore.
“Ajo që e shoh delikate është kufizimi që kemi në burimet njerëzor, mos harrojmë se janë njerëz që po punojnë në stres. Duhet të shtojmë forcat në trupën mjekësore”, deklaroi deputeti i PS.
Beqja tha më tej se, sa i takon numrit të të vdekurve, Shqipëria hyn tek numri më i ulët i fataliteteve për 1 milion banorë.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...