Ish-ministri: Diplomatët e larguar mund të jenë agjentë

23:51 | 26 Mars 2018
Trina Galanxhi

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo, ka deklaruar se në fakt diplomatët që u larguan patën atë fat për shkak të dyshimeve se zyrtarët në fjalë mund të jenë agjentë të infiltruar në Shqipëri për hir të interesave ruse në Ballkan.

Milo shprehet se kemi të bëjmë me një atashe ushtarak (Vladislav Filipov) dhe Sekretarin e Parë të Ambasadës (Alexey Nikolaevich), që sipas tij shumë mirë mund të kenë qenë agjentë.

“Mund të jenë agjentë. Çdo qeveri dërgon në ambasadat e saj në bazë të fuqive që ka agjentë. Lidhur me veprimtarinë që nuk përputhet me statusin diplomatik, ata në një moment të caktuar janë interesuar sa ushtri ka Shqipëria, sa armë ka, tek i ka.

Në momentin që një diplomat pyet një ushtarak apo një qytetar, apo shkon një një zonë strategjike dhe ky mbahet shënim dhe kur gjykohet momenti. Nuk është se qeveria e zbuloi dje që këta dy diplomatë bëjnë një detyrë tjetër nën mbulesën e shërbimit diplomatik”, deklaroi Milo. /albeu.com/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme