Ish ministrat zënë në Kuvend vendet e lëna bosh nga ministrat e rinj.
Vendet e lëna bosh nga deputetët që u bënë ministra të rinj, janë marrë tani nga ish ministrat.
Kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi njoftoi sot në seancë plenare se pas konsultimit me kryetarin e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla kishte vendosur caktimin e Ditmir Bushatit, Arben Ahmetaj, Eglantina Gjermeni dhe Damian Gjiknuri në delegacionet e përhershme të Kuvendit.
Ditmir Bushati, Arben Ahmetaj caktohet në delegacionin për Stabilizim Asociimit në vend të Elisa Spiropalit dhe Eduard Shalsit.
Ditmir Bushati caktohet edhe në delegacionin pranë OSBE-së, kryetar në vend të Bledar Çuçi.
Eglantina Gjermeni caklohet në delegacionin pranë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, në vend të Eduard Shalsit.
Damian Gjiknuri anëtar në Këshillin për Rregulloren Mandatin dhe Imunitetin.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...