Nuk kanë të sosur telashet për ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku.
Pa kaluar shumë kohë nga lehtësimi i masës së sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitjeje për shkaqe shëndetësore, policia kërkon hetimin e tij për dyshimet se ka pastruar para. Verifikimet sipas burimeve të Top Channel-it janë kryer nga krimi ekonomiko-financiar, pranë Policisë së Shtetit, që është e njëjta polici, e cila nuk gjeti asnjë gjurmë të Kajmakut kur ai kërkohej, derisa ai u vetëdorëzua.
Burimet policore tregojnë për Top Channel-in se verifikimet pasurore ndaj Kajmakut janë kryer në bashkëpunim me seksionin kundër pastrimit të parave, pasi siç sqarohet dyshohet për transaksione të larta dhe që duhen rikontrolluar nga hetimi i akuzës. Dyshohet se Kajmaku dhe bashkëshortja disponojnë llogari bankare në vlerën e rreth 103 milionë lekëve dhe rreth 192 mijë euro të akulumuara nga depozitimet cash dhe burime të vetëdeklaruara nga biznesi që dyshohen të pajustifikuara nga fitimet e aktivitetit tregtar.
Nga informacioni i administruar nga ILDKPI-ja shtoi i njëjti burim policor, ish-kryetari i bashkisë ka deklaruar të ardhurat si subjekt i ligjit, të ardhura nga shitja e koutave të blera nga familjari, burimi financiar i të cilave është i panjohur sipas dokumentacionit. Kajmaku përfundoi i pandehur për falsifikim dokumentesh, ndërsa më herët KQZ-ja i kishte ndërprerë mandatin , pas denoncimeve të PD-së për fshehje të të shkuarës në Greqi, ku rezultonte i arrestuar për përdorim të monedhave false. Pala greke njoftoi Shqipërinë se Gjykata e Apelit në Janinë e kishte shpallur të pafajshëm. Ndërkohë që dënimin e shkallës së parë e kishte marrë nën emrin Jorgo Toto, por nuk e kishte deklaruar në formularët e vetëdeklarimit. Pas shpalljes në kërkim, ish-kryebashkiaku u është shmangur deklaratave publike dhe pas vetëdorëzimit, avokati i tij u shpreh për Top Channel se Kajmaku do flasë në një moment të dytë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...