Policia e Beratit ka dhënë detaje lidhur me sulmin ndaj ish kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror në Berat gjatë viteve ’93-’96, Artan Dauti.
Sipas Policisë, ka qenë vetë Dauti që pas sulmit ka telefonuar Policinë duke thënë se është goditur me grushte nga dy personat të panjohur.
“Më datë 02.10.2017, në sallën operative ka mbërritur një telefonat nga shtetasi A.D, 48 vjeç, i cili njoftoi se është goditur me grushta nga dy persona të pa njohur. Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar dhe kanë kontaktuar me shtetasin A.D ku rezultoi se: Dy persona ende të pa identifikuar e kanë goditur këtë shtetas me grushta. Vijon puna nga shërbimet e policisë për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarje”, thuhet në njoftimin e shkurtër të Policisë, lidhur me ngjarjen.
Burime bëjnë me dije se Dauti u sulmua fill pasi zbriti nga makina, pranë banesës së tij në Berat, mbrëmjen e sotme.
Dauti ndodhet në spitalin rajonal të Beratit, për të marrë ndihmë mjekësore pas sulmit.
Ai ka shërbyer si shef i SHIK-ut në Berat në vitet 1993- 1996, ndërsa prej vitesh jetonte në Itali bashkë me familjen. Prej tre ditësh, Artan Dauti ishte kthyer në vendlindje, ndërsa janë ende të paqarta shkaqet e këtij sulmi.
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...
Ismaili: Sektori financiar në Kosovë stabil dhe mirë i kapit...
“E lirë je prej meje”, a po ftohen raportet mes Gjestit dhe ...
Deponim dhe kundërmim, kriza me mbeturina në shtetet e Ballk...
Dita e ndeshjes, Kosova pret në ‘Fadil Vokrri’ Lituaninë