Ish drejtuesit e repartit policor elitë, RENEA thonë se në ngjarjen e Bularatit, ku është vrarë 35-vjeçari grek Kostandinos Kaçifas, reparti ka vepruar sipas ligjit.
RENEA është elita e policisë shqiptare. Ish-reparti 326 në kohën e komunizmit, sot njihet si reparti eliminim-neutralizim i elementit të armatosur. Ish-drejtuesi në këto forca speciale për më shumë se 10 vjet Sadetin Fishta, thotë për Top-Channel, se të dielën në Bularat efektivët zbatuan vetëm ligjin.
“RENEA nuk merr urdhër për përdorimin e armës, reagon në përputhje me ligjin në kushtet e mbrojtjes dhe nevojës ekstreme”, u shpreh Sadetin Fishta, ish shef i stërvitjes dhe operacioneve, RENEA.
Objektivi i Reneas në operacionin e fundit rastisi të ishte një minoritar grek, por kjo njësi është e trajnuar të mos ndikohet nga faktorë të jashtëm.
“Efektivët e RENEA-s janë të fokusuar tek elementi kriminal dhe jo tek përkatësia e tij. Kur ky element kriminal, rrezikon jetën e qytetarëve, të vetë punonjësve të policisë dhe qëllon me armë drejtpërdrejtë tyre, normalisht që pasojat do jenë fatale”, shton ai.
Sipas procedurave çdo operacion i RENEA-s, ashtu dhe ky i fundit do i nënshtrohet një analize të detajuar. Sipas të dhënave paraprake kjo njësi ka zbatuar të gjitha procedurat standarde si negocimi por viktima nuk iu bind thirrjeve për vetëdorëzim duke vijuar sulmin ndaj policisë.
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...