Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu është shprehur në RTV Ora, se ashtu siç hoqën Valdrin Pjetrin, ashtu do të hiqet edhe kryeministri Edi Rama.
Balliu tha se Rama dhe qeveria e tij i kanë ditët e numëruar.
Klevis Balliu: Në mënyrë që të shkatërrohet krimi, duhet të shkatërrosh kokën e krimit që është Edi Rama. Pa largimin e Ramës dhe çuarjen e tij në dyert e drejtësisë ku ai duhet të ballafaqohet nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sesi do ta heqë opozita, të njëjtën pyetje bënin më parë kolegët tuaj për Saimir Tahirin, për Fatmir Xhafën, për Valdrin Pjetrin, për Elvis Roshin, për Mark Frrokun. Përgjigjja është e njëjtë, një e nga një. Siç i kemi hequr ashtu do të heqim edhe Edi Ramën. Të jeni të bindur që ajo kohë është më e afërt se kurrë. Rama dhe qeveria e tij i kanë ditët e numëruar.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...