Dita e djeshme do të mbahet mend jo vetëm për dorëheqjen e Saimir Tahirit por edhe për sulmet e akuzat e shumta që ish Ministri i Brendshëm lëshoi kundër socialistëve, e në veçanti në adresë të Fatmir Xhafës e Edi Ramës.
E pikërisht për sulmet që Tahiri bëri ndaj Ministrit të Brendshëm, ka reaguar këtë të premte ish deputeti socialist Vladimir Kosta.
Ish deputeti ka postuar në rrjetin social një mesazh kundër deklarimeve të Tahirit në lidhje me punën e kryer deri më sot në luftën ndaj kriminalitetit, duke i kujtuar ish Ministrit të Brendshëm se në kohën e drejtimit të tij grupet e trafikantëve u shumëfishuan dhe se policia ishte në fakt një entitet që ishte vënë në ndihmë të grupeve kriminale.
Postimi i Vladimir Kostes
Të dashur miq, ndoqa me vëmendje konferencën për shtyp të ish-ministrit Tahiri, ku në fjalë e sipër përmend mllef e xhelozi për ministrin aktual zotin Xhafa!
Grupet e kriminelëve të narkotrafikut në Shqipëri u riprodhuan dhe u riaktivizuan nga titullarët e lartë të Policisë Së shtetit të asaj kohe dhe këtë e dirigjove TI ministër i asaj kohe!
Vetëm në Shqipëri ndodh që ish-ministri që lejoi hashashin, ankohet dhe sulmon ministrin që goditi grupet e drogës.
Të nderuar qytetarë,
Të dashur ambasadorë të akredituar në Shqipëri, si investitor dhe ish deputet deklaroj se:
Ministri aktual z.Xhafa, nuk ka asgjë të ngjashme me ministrin e djeshëm.
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen