Kamera e Report TV ka fiksuar momentin e një icidenti ku janë përfshirë dy zyrtarë të lartë të PD dhe një qytetarë i moshuar.
Ish-deputeti PD, Fatbardh Kadillidhe ish-zv/ministri Enno Bozdo rreth orës 15:00 të kësaj të enjte, kanë qenë duke ecur në rrugën e njohur si Pedonalja në afërsi të Kuvendit.
Siç shihet nga pamjet e fiksuara ekskluzivisht nga kamera e Report TV atyre i është afruar një person i cili ka nisur të ulërasë. Sekretari organizativ i PD Enno Bozdo ka tentuar ta qetësojë duke bashkëbiseduar por ka dështuar ta bindë atë. Situata është agravuar deri aty sa një moment Fatbardh Kadilli i ka kërkuar të ndërpresë sharjet.
Por debati dhe ulërimat prej qytetarit kanë vijuar çka ka sjellë një reagim të fortë nga Fatbardh Kadilli aktualisht Sekretar për Burimet Njerëzore në PD, i cili fillimisht e godet me këmbë e më pas me grusht. Enno Bozdo ka tentuar të shuaj sherrin duke shtyrë qytetarin. Një tjetër person aty pranë ka ndërhyrë për ta shuar sherrin e larguar Kadillin nga vendi konfliktit.
Enno Bozdo dhe Fatbardh Kadilli janë larguar duke vijuar së ecuri në pedonale në drejtim të Ministrisë së Brendshme. Për këtë ngjarje Report TV kontaktoi Z. Kadilli i cili dha këtë shpjegim: “Isha me Z. Bozdo duke ecur në rrugë kur papritur një qytetar nisi të ulërasë duke na ofenduar me fjalët: Ju deputetët që na pitë gjakun……..e fyerje të tjera shumë të rënda”.
I shpjeguam, thotë Kadilli, se nuk jam më deputet. Megjithatë, sqaron Kadilli, agresiviteti i tij sa vinte e shtohej kundrejt nesh. “Madje fjalori i tij ishte shumë banal”. Më tej, Kadilli shpjegon se u gjet në një situatë të papritur përballë ofendimeve intensive të një personi në një kohë ku ai nuk mban asnjë post publik apo atë të deputetit për të cilin po ofendohej dhe ishte pikënisja e sherrit. “Isha i detyruar të reagoja në atë formë, dhe cilido person që do të ishte në pozicionin tim përballë lumit të ofendimeve, do bënte të njëjtën gjë”, tha Fatbardh Kadilli./Shqiptarja.com
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...