Veç medias dhe rrjeteve sociale, një tjetër mënyrë që Rusia por dhe vende të tjera përdorin për të ndikuar e për të rritur influencën e tyre janë investimet.
Sipas një studimi të Fondacionit Jamestoun, mjetet që Rusia përdor përfshijnë “kapjen e sektorëve të rëndësishëm të ekonomikë, ndryshimin e sistemeve politike, korruptimi i liderëve politikë, si dhe penetrimi I institucioneve kyçe të sigurisë.
Vitin e kaluar Komisioni Europian deklaroi një rritje të investimeve turke në rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në Shqipëri, Kosovë dhe Bosnjë. Ndërkohë shifrat tregojnë se edhe Rusia po shtrin prezencën e saj në Serbi dhe Malin e Zi.
Në Shqipëri aktualisht nuk ka asnjë investim strategjik dhe të drejtpërdrejt rus.
Top Story siguroi të dhënat nga Qendra Kombëtar e Biznesit, dhe aty rezultuan vetëm 40 bizneseve të vogla ende aktive, të fokusuara kryesisht në tregun e pasurive të paluajtshme, shërbimet administrative dhe tregtia me shumicë e pakicë.
Por interesi i Rusisë për të hyrë në sektorë strategjikë siç janë hidrokarburet, është edhe më i hershëm. Në 2012-ën kompania turke “Çalik Energy” dhe rusja “Rosneft”i vunë syrin “Albpetrolit”, ndërmarrjes shtetërore që menaxhon burimet e naftës në vend.
Grupi turk që ka investuar dhjetëra milionë dollarë në vendin tone dhe konsiderohej si kandidat potencial për blerjen e Albpetrol, kishtë një partner të sigurt në tenderin e privatizimit, rusët e “Rosneft”. Kjo e fundit është kompania shtetërore e naftës në Rusi dhe u fuqizua falë blerjes së gjigantit “Yukos”, pronari i së cilës u fut në burg për evazion fiskal. Qeveria e Rusisë është pronare e 50% për qind të aksioneve të kësaj kompanie.
“Unë e di që Rusia ka kërkuar të marrë disa burime natyrore të cilat do që t’i kontrollojë në Shqipëri. Çdo investim i madh biznesi është hapi i parë drejt kontrollimit të një vendi, qoftë duke i blerë puset e naftës. Qoftë duke premtuar ndërtime të mëdha. Një autostradë, hekurudhë,që s’është gjë e keqe por ashtu krijon kapjen në brendësi të vendit që më pas ta kontrollojnë e ta kthejnë në satelit.Mund të akuzosh shumë vende për këtë, kolonializmin.Por qëllimet e Rusisë nuk janë altruiste. Janë dashakeqe. Dhe ky është problemi. Është për kontrollin personal të Putinit. E di që disa biznesmenë rusë janë përpjekur të investojnë në Shqipëri. Kanë sjellë oferta për Albpetrolin”, thotë Rossini.
Dhe kjo që deklaron ish-agjenti i FBI-së është e vërtetë. Së fundmi, një kompani e quajtur Gunvor, ka marrë nën kontroll ARMO-n, rafinerinë më të madhe të naftës në vend.
Bëhet fjalë për një kompani të bashkëthemeluar dhe kontrolluar nga miliarderi rus G ennady Timchenko. Ky I fundit, ia shiti aksionet në vitin 2014 ortakut të tij suedez Torbjörn Törnqvist, pas sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe njihet për marrëdhëniet e tij të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin.
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...