Kryeministri Edi Rama, ishte i pranishëm sot në plazhin e Lalzit në Durrës ku përshëndeti punën e fushatës “Smile Albania” për pastrimin e plazheve si dhe tregoi ndryshimet në aspektin e turizmit nga vitet e kaluara.
Sipas Ramës, ky ishte viti më i pastër turistik por përmirësime ka patur në shumë sektore, si siguria, kujdesi shëndetësor, shërbimi, aktivitetet etj.
“Ishte sezoni me më pak plehra. Por kjo s’do të thotë që e kemi zgjidhur përfundimisht këtë problem të trashëguar, por është dhe problem mendësie te ne. Se shfaqim shenja patriotizmi në Facebook, por kur vjen puna plehrat i hedhim në tokë.
Shqipëria nuk është vend i ndotur, por një vend i bërë pis nga ne, që tregohemi të padrejtë me të. Nuk janë turistët e huaj që hedhim plehrat ku të duan. Por jemi ne. Se jemi mësuar t’i lëmë lëkurat e shalqinit nën shezllon, dhe i mbulojmë me rërë”,- tha Rama.
Kreu i qeverisë tha se dy nga problematikat më të mëdha janë zgjidhur këtë vit, vjedhjet në hotele si dhe energjia elektrike.
“Dy probleme janë zgjidhur këtë vit, problemi i vjedhjeve në hotele, se ka qenë goxha problem, por këtë verë nuk ka ndodhur asnjë rast, dhe problemi i energjisë elektrike. Kjo s’do me thënë që s’kemi pasur probleme, por janë minimizuar. Kemi pasur sezonin më të sigurtë nga krimet. Përjashto masakrën e Vlorës, dhe shifrat janë domethënëse në këtë aspekt”.
Edhe në aspektin e detit kemi pasur siguri. Deri vitin e shkuar janë shënuar aksidente tragjike, por këtë vit janë ulur shumë, madje s’ka pasur. S’kemi pasur probleme me mjetet e ujit, që futeshin mes notuesve e fëmijëve duke kërcënuar jetën e tyre. Kemi pasur disiplinë shembullore ligjore nga zhurmat, ka pasur tek-tuk eksese, por janë respektuar oraret.
Po ashtu nga ana shëndetësore, me pikat e urgjencës që u ngritën për sezonin. Kemi pasur dhe larminë më të madhe se ka pasur rreth 500 aktivitete. Opera e vendit ka dhënë shfaqje në çdp qytet. Jemi në një moment ku turizmi po na jep mbrapsht atë që duam prej tij,” tha Rama.
“Tani turistët thonë: Shqipëria një vend shumë i bukur, me shërbim të mirë dhe çmime të lira. Kurse vetë ne shqiptarët themi: Shqipëria vend i shëmtuar, me çmime të larta dhe ata që shërbejnë janë për t’u vrarë. O turistët e huaj janë nën efektin e drogës që i kemi dhënë ne si qeveri, ose gënjejnë se s’ka mundësi tjetër”.
Gjatë fjalës së tij Rama tha se turistët e huaj janë të kënaqur me pushimet në Shqipëri. “Çfarë ndodh me këta: A mos i ka droguar qeveria të gjithë që flasin mirë?”,- tha Rama në Lalëz.
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...