Ironia e Murrizit: “Nëse zbardhen përgjimet, stadiumin e ri i bie ta bësh burg”

23:46 | 12 Korrik 2021
Trina Galanxhi

Deputeti opozitar, Myslim Murrizi teksa risolli në vëmendje deklaratat e tij në foltoren e Kuvendit më 29 korrik të vitit të kaluar ku denoncoi tenderin për uniformat e Policisë së Shtetit, kujtoi përgjegjësitë e ministrit të asaj kohe të Punëve të Brenshme, Sandër Lleshaj.

I ftuar në emisionin ‘Forontline’ në ‘News24’ Murrizi tha se një javë më vonë paditi në SPAK Lleshajn, ndërsa shtoi se ky i fundit duhet të merret në pyetje nga Prokuroria e Posaçme.

“Kam qenë institucional për çdo mbarëvajtje të punës së një institucioni. Për sa kohë drejtohet nga një titullar, ka përgjegjësi për çka ndodh në ministrinë e tij. Fiks një javë pas kësaj seance, 29 korrik (2020), kam bërë denoncimin. Ditën e hënë kam shkuar në SPAK. Ai më tha mos bëjë propagandë. Nëse po na ndjek Lleshaj, nuk ka qenë siç tha ai, por siç ka thënë Murrizi. Ai deklaroi se nuk merrej me tendera. Rolin e Lleshajt, duhet ta hetojë SPAK. Unë nuk jam prokuror. Ia mirëkuptoj deklaratën e tij në fund që të trokisja në prokurori. Edhe Lleshaj duhet të thirret nga SPAK. Se di nëse është thirrur apo jo. Gjatë periudhës që kanë kryer veprimet hetimore, edhe mund të jetë thirrur. Se kam parë dosjen. S’kam gërmuar. Nëse nuk është thirrur, duhet të thirret. Ka qenë titullari i atij institucioni. Duhet të japë shpjegimet. Të tregojë se kujt ia ka deleguar tenderat. Përgjegjësinë e mbarëvajtjes së punës së atij institucioni e mban drejtuesi. Nëse nuk është thirrur, duhet të thirret patjetër. Organizmi me ligj i qeverisë është që ministrat nuk firmosin vetë. Qeveria është organ kolegjial. Duhet një punë hetimore tekno-operative. Nëse zbardhen përgjimet, i bie që stadiumin e ri, ta bësh burg. kaq shumë ka të përfshirë. Miliarda euro ku kanë shkuar?! Të gjitha këto qeveri punojnë më të njëjtën duar. Janë duart e 7-8 individëve që kur iu ngrohin xhepin quhen biznesmenë të suksesshëm de kur ndërrojnë klimë, quhen oligarkë.”, -tha Murrizi.

Ndërkohë, pyetjes nëse ndihet i frikësuar për denoncimet që ka bërë, deputeti tha se nuk e kishte ndjerë aspak këtë gjë.

“Nuk ka racë, pasi kësaj janë sojë zezë, ata janë hajdutë. Ajo qenia ime i drejtpërdrejtë në parlamente, është se nuk përfshihem.”, -pohoi ai. Duke u ndalur tek arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe, Murrizi mbështeti operacionin e SPAK.

“Diku duhet të fillonte. Pa filluar drejtësia skam ndërmend të flas. Njihem herët me zotin Tushe. Të shohim se çfarë do të zbardhet prej aty. Lushnja ka 5 milionë euro të ardhura lokale, merr dhe 1-2 mln nga grantet. Fieri merr 10-fishin e Lushnjës. Se caktoj unë radhën. Mund të ketë qenë denoncim i freskët. E kam përshëndetur vendimin e SPAK dhe e inkurajoj që mos të ndalet dhe mos të jetë i lidhur me lak në fyt nga politika.”, -nënvizoi ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme