Cilësia e ndërtimit dhe zona e zgjedhur kanë qenë paralajmërim për ndërtimet që u shembën dhe zunë brenda 50 persona në Thumanë dhe në Durrës.
Inxhinieria e ndërtimit Luljeta Bozo u shpreh se në zonën e Kënetës në Durrës nuk duhet ndërtuar për dy arsye, se është nën nivelin e detit dhe ka dhera problematikë, po ashtu edhe zona e Plazhit. Ndërkohë e njëjta situatë është edhe me Thumanë, që është Kënetë.
Përsa i përket Tiranës, ajo tha se Kombinati është problematik, pasi ka qenë ish-Kënetë. Ndërkohë që sizmologu Edmond Dushi tha se numri i pasgoditjeve deri tani nga tërmeti kryesor ka arritur mbi një mijë.
Inxhinieria e ndërtimit Luljeta Bozo e ftuar në studion e emisionit ‘Pa Protokoll’ në Report Tv u shpreh se në zonat ku u shembën godinat nga tërmeti në Durrës, Kënetë dhe Plazh më parë nuk ka qenë e lejuar që të ndërtohet, por asgjë nuk është marrë në konsideratë pas 1990. Edhe përsa i përket Thumanës, Bozo tha se ka qenë më parë Kënetë.
“Para 1990 kishim rregulla shumë strikte në ndërtim, tani janë të kolapsura. Në atë tokë, Këneta nuk duhet ndërtuar për dy arsye, se është nën nivelin e detit dhe ka dhera problematikë. Është evidentuar nga sizmologët si terren i papërshtatshëm. Ajo dhe plazhi i Durrësit, janë evidentuar që pas 1981. Pas 1990 të gjithë u bënë inxhinierë.
Te pallati në breg të detit, është futur tre kate nën tokë, por nuk e di nëse themelet i ka llogaritur për të gjitha katet që ka ngritur. Ai shpëtoi tani nga tërmeti, por ai rrezikun më të madh e ka nga deti, do ta hanë rrymat detare.
Leje është dhënë për një territor ku nuk duhet të bëhet ndërtim, por nëse është dhënë duhet të ishte kontrolluar shumë mirë dhe të bëhej nga profesionistë. Ka edhe objekte që janë bërë me copa letrash pa projekt. Te hotel Palma ka qenë katër katësh dhe janë bërë plus katër të tjera.
Ai pa tërmet do të shembej jo më me tërmet. Kolonat atje ishin arnuar në mënyrë skandaloze. Nuk mund të japësh leje pa studim sizmologjik. Janë dhënë firma nga zyra pa qenë në terren pa bërë shpime. Projekti më parë kalonte në 500 sita dhe gabimi kapej. Edhe Thumana është ish-Kënetë, ndërtimi është me kosto shumë të lartë” tha ajo.
Por në Tiranë ku janë zonat problematike? “Në Tiranë Kombinati është problematik ka qenë ish-Kënetë. Do masa të veçanta për të ndërtuar. Më parë godinat kanë qenë 2-katëshe. Ato e kanë mbaruar ciklin, por qëndrojnë në këmbë se është respektuar rregulli. Pallatet e mëdha kanë shpëtuar për dy arsye; se kanë dy kate nën tokë nga garazhet dhe janë gjitha kolonat e mbështetura në pllakë” tha Luljeta Bozo.
Ajo tha se këto fenomene, në këtë nivel goditje nga tërmeti përsëriten një herë në 30-40 vite. Ndërkohë që sizmologu Edmond Dushi tha se numri i pasgoditjeve deri tani nga tërmeti kryesor ka arritur mbi një mijë. “Ka kaluar një mijë pasgoditje, por shumica prej tyre nuk kanë impakt” tha ai.
Psikologia Aurela Agalliu e cilësoi panikun që shkaktoi tërmeti si traumë kolektive. “Njerëzit të punojnë më shumë me komunikim në grup, pasi është traumë kolektive. Duhet të ngrihen ekipe të caktuara për të bërë të mundur daljen nga përjetimi i situatës. Ndarja e ngjarjeve lehtëson njerëzit. Ka pasur shumë njerëz që kanë ardhur për konsulencë”.
“Mashtruese”, debat i ashpër mes Xhenetës dhe Sarës
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në ...
Kina thotë se SHBA-ja po “luan me zjarrin”, për shkak të mbë...
Rohde falënderon Kosovën për mbështetjen pas sulmit në Gjerm...
Festat e fundvitit, fluks i shtuar i udhëtarëve në Kakavijë
Pritje mbi një orë e gjysmë te Dheu i Bardhë për të hyrë në ...