Me një investim prej 1.5 miliard lekë, Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit do të transformohet tërësisht.
Nëpërmjet këtij investimi të rëndësishëm nga qeveria shqiptare, do të shumëfishon hapësirat, si për publikun, por edhe për artistët, të cilët do të kenë ambiente më komode për prova.
Kryeministri Edi Rama, ministrja e Kulturës, Elva Margariti por edhe tenori me famë botërore, Saimir Pirgu, vizituan kantierin, ku punimet tashmë ndodhen në një fazë kulmore.
Projekti i rehabilitimit synon një Teatër të Operas dhe Baletit tërësisht të modernizuar, ku ndryshojnë të gjitha pajisjet e vjetra mekanike të viteve ‘50 dhe automatizohen krejtësisht në shërbim të publikut edhe të artistëve.
Punimet po vijojnë me ritme intensive ku vlen të përmendim punimet strukturore që janë drejt përfundimit si : Platforma e re e Publikut, ballkonet e reja, sistemi i ri i akustikës, gropa e re e orkestrës, nënskena, etj.
Vijon puna edhe në punime të tjera që nga termoizolimi, rritja e vëllimit të godinës, ballkonet e skenës, galeritë e auditorit, sallat e provave me panele të lëvizshme, perdet e lëvizshme, dyshemetë.
Përveç fasadës, i gjithë teatri në brendësi do të ndryshojë pamje pas më shumë se 6 dekadash ekzistencë. /ATSH
Ministria e Ekonomisë i bën thirrje qytetarëve të kursejnë e...
Ndërprerja e rrymës e paralajmërimet e Kurtit, Çitaku: Qytet...
Gjesti dhe Leo me ironi ndaj Vullnetit: Me 3 mijë followers,...
Parlamenti i Republikës Sërpska i kërkon Dodikut të mos para...
Pamje shokuese nga rënia e aeroplanit në Kazakistan
Real Madridi interesohet për nënshkrimin e Dimarcos