Projekti për rikonceptimin e qendrës së qytetit të Fierit, me vlerë 5.6 milionë euro, nis nga shtrati i lumit Gjanica; rikonstruksioni i fasadave në qendër të qytetit dhe punime të ndriçimeve në disa rrugë.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur zyrtarisht tenderin për punimet e këtij projekti të rëndësishëm që do të transformojë sheshin kryesor të qytetit, me një pamje të re moderne dhe të ndërthurur me një sërë veprash arti.
Grafiku i punimeve përcakton një kohështrirje prej 18 muajsh, ku do të përfshihet ndërtimi i tre urave mbi lum si dhe ndërtimi i një parkimi nëntokësor nën qendrën e qytetit.
Secila prej urave do të ketë një dizajn të veçantë, ku ndër elementët që bien në sy janë korimanot me xham për uron qendrore, si dhe ura e kishës, e cila do të jetë me harqe dhe do të ketë një korsi biçikletash, transmeton kp.
Sheshi i rikonceptuar është parashikuar të lidhet me lumin përmes shkallareve, të cilat janë një pjesë e rëndësishme e projektit, pasi do t’i japë banorëve lirshmërinë për të aksesuar drejtpërdrejt lumin.
Projekti synon të rikthejë lumin Gjanica në një nga asetet më të rëndësishme natyrore të zonës urbane të qytetit të Fierit dhe të konceptojë një shesh qendror, i cili mungon për qytetin.
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...