Shembulli më i qartë se si paratë e taksapaguesve shqiptarë i merr uji: pista e biçikletave rreth liqenit të Seferanit në Belsh, e ndërtuar një vit më parë, tashmë është kthyer në një pistë noti, pasi rreth 500 metra të saj janë mbuluar nga uji.
Kjo pistë u ndërtua nga qeveria shqiptare, e cila synonte ta kthente këtë zonë në destinacion turistik. Por duket se ata që e ndërtuan pistën, nuk llogaritën nivelin e ujit.
“Niveli i gjolit ka qenë më lart. Rruga është bërë gabim, duhet të ishte bërë më lart sepse hyn në ujë”, tregojnë banorët.
Sipas banorëve të zonës, niveli maksimal i Liqenit të Seferanit është rreth 70 cm më lart, por askush nuk ka marrë mendimin e tyre përpara se disa dhjetëra milionë të përfundonin në ujë.
Investimi është i ndarë në tre lote, ndërkohë që ka përfunduar vetëm loti i parë. Projekti parashikon vijimin e pistës së çiklizmit turistik, ndërtimin e njësive akomoduese dhe amfiteatrin./top channel
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...