Plakja e popullsisë dhe ulja e lindshmërisë ka sjellë efektet edhe te ulja e numrit të nxënësve në arsimin parauniversitar.
Sipas raportit të INSTAT, për vitin 2017-2018 morën pjesë në arsimin parauniversitar rreth 520 mijë nxënës, duke shënuar një ulje prej 2.9% në krahasim me vitin 2016-2017.
Sipas ekspertëve të INSTAT, rënia e numrit të nxënësve në vlerë absolute, ndjek rënien e numrit të popullsisë.
Rënia e numrit të lindshmërisë në vendin tonë reflektohet edhe tek fëmijët që ndjekin arsimin parashkollor. Numri i fëmijëve, të grupmoshës 6 muaj deri në 5 vjeç që shkojnë në çerdhet dhe në kopshtet publike dhe private, ka pësuar një rënie me 1.2% krahasuar me vitin paraardhës.
Ulja e numrit të nxënësve ka filluar të ndihet në shumë fshatra të thellë të vendit, ku dhjetra shkolla janë mbyllur. Por reduktimi i nxënësve po ndihet edhe në zonat urbane, pasi çdo vit mësuesve po iu reduktohen orët e mësimit dhe shpesh hërë për të plotësuar normën mësimore japin mësim në më shumë se dy shkolla.
Ulja e numrit të studentëve është më e lartë, pasi për vitin akademik 2017-2018, vazhdojnë studimet në të gjithë programet e arsimit të lartë 129.394 studentë, duke shënuar një ulje prej 7,3 % krahasuar me 2016-2017. Por kjo gjë lidhet dhe me faktin se shumë të rinj studiojnë jashtë.
Sipas INSTAT, vlerësohet se gjatë vitit akademik 2016-2017 rreth 25 mijë studentë shqiptarë studiojnë në vende të ndryshme të botës./klan plus
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...