Familjet shqiptare kanë shtrënguar sërish shpenzimet për konsum. Instituti i Statistikave deklaroi se në tremujorin e parë të vitit konsumi i popullatës u rrit me vetëm 1.94 për qind, çka përbën normën e dytë më të ulët që nga fillimi i vitit 2015.
Rënia e ritmit të shpenzimeve për konsum sinjalizon se familjet shqiptare nuk kanë fituar më shumë të ardhura ose janë ende pesimistë për situatën e tyre financiare në të ardhmen.
Konsumi i popullatës përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi. Hezitimi i familjeve për të shpenzuar frenon ndjeshëm rritjen ekonomike të vendit.
Deri tani ky efekt negativ është kompesuar pjesërisht nga rritja e lartë e investimeve. Sipas INSTAT, në tremujorin e parë të vitit investimet në ekonomi u rritën me 10.8 për qind krahasuar me një vit më parë, falë rritjes së shpenzimeve publike, por kryesisht gazsjellësit Transadriatik dhe Kaskadës së Devollit.
Dy projektet e kontraktuara nga qeveria e mëparshme janë duke mbajtur gjallë rritjen ekonomike të vendit, ndërkohë që investimet e reja janë thuajse inekzistente.
Grafiku i punimeve parashikon që TAP dhe Kasakada e Devollit do të kenë një ritëm më të ulët investimesh gjatë vitit që vjen, i cili nëse nuk do të kompesohet nga faktorë të tjerë vë në pikëpyetje qëndrueshmërinë e rritjes ekonomike,
Institucionet presitigjoze ndërkombëtare, si Fondi Monetar dhe Komisioni Europian kanë bërë thirrje për diversifikimin e burimeve të rritjes. Por deri më tani qeveria shqiptare nuk ka arritur të kontraktojë asnjë investim të ri, me impakt në rritjen ekonomike.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...