Policia e Vlorës ka vënë në pranga një shtetas dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë, pasi inskenuan vjedhjen e një automjeti me qëllim shitjen e tij.
Shtetasi G.H pas një kallëzimi në polici u shpreh se i kishin vjedhur automjetin tip “Mercedes Benz S Class 63 AMG”, e menjëherë pas këtij kallëzimi filluan hetimet, ku ka rezultuar se shtetasi G.H ka bërë kallëzim të rremë para organeve të policisë për arsye se në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë kanë dashur ta shesin automjetin në fjalë për qëllime përfitimi.
“Mercedes Benz S Class 63 AMG” i vitprodhimit 2019, shtetasi G.H., e kishte blerë në Gjermani me këste nga një kompani, me vlerën 180 000 euro, nëse do të shitej sipas planit të bashkëpunëtorëve të mësipërm.
Policia ndaloi shtetasin G.H., 29 vjeç, nga Kosova por me banim në Gjermani, si dhe u shpallën në kërkim dy shtetasit e tjerë, italiani M.C dhe tjetri nga Kosova F.H.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe “Kallëzimi i rremë”./tch
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...