Pas një hapi fals në maj, inflacioni në vend i është kthyer përsëri trajektores rënëse, duke u fiksuar në muajin qershor në 4.5%, niveli më i ulët që prej nisjes së krizës.
Eksperti i ekonomisë, Adrian Civici e lidh tendecën rënëse të inflacionit në vendin tonë me rënien e çmimeve në Eurozonë.
“Sot jemi në një nivel rreth 3% më të ulët çka tregon që kemi hyrë në një tendencë zbritëse të inflacionit, megjithëse akoma shumë më sipër sesa niveli i lejuar nga banka. Element që ka ndikuar është tendeca e përgjithshme e rënies së inflacionit në eurozonë dhe shumë vendeve të tjera. Qoftë dhe si pasojë e stabilizimit të situatës ekonomike por dhe si pasojë e politikave monetare të bankës qendrore europianepor dhe bankave të tjera përfshirë dhe bankën e Shqipërisë për rritjen e normës bazë të interesit.”
Ndërkohë çmimet e ushqimeve dhe pijeve alkoolike të rriten. Sipas INSTAT, inflacioni tek ushqimet u rrit për të dytin muaj radhazi, kryesuar nga perimet, qumështi e bulmetet dhe mishi. Në rritje të fortë edhe çmimet e aktiviteteve të argëtimit dhe kulturës, ndërsa në rënie vetëm çmimet e karburanteve.
Është kërkesa e lartë e sezonit turistik sipas ekspertëve të ekonomisë që po shkakton këto presione e inflacioniste.
“Ato elementë që shkaktojnë inflacion siç është grupi i ushqimeve pijeve alkoolike, por dhe i komplemtimit të shtëpive dhe shërbimeve të ndryshme që kanë të bëjnë edhe me kërkesën e lartë të sezonit turisitk shkaktojnë presione inflacioniste.”
Pavarësisht rënies së lehtë në qershor, tendenca e tkurrjes së çmimeve është më e ngadaltë sesa në Eurozonë.
Sipas Eurostat inflacioni në 20 vendet e Eurozonës, ra në 5.5% këtë muaj, nga 6.1% në maj. Ndërkohë Banka e Shqipërisë ka parashikuar se inflacioni do të qëndrojë i lartë gjatë këtij viti, me tendencën për të rënë nën 3%, vetëm gjatë 2024./A2CNN/
Kurti viziton Rezidencën e Rugovës: Restaurimi po udhëhiqet ...
U ndalua për 48 orë polici që dyshohet se shkaktoi aksidenti...
Policia e Kosovës konfiskon armë dhe municione në Zveçan, li...
Burimi tregon forcën me Anisën në shpinë – banorët shkrihen ...
Balluku: Më 1 dhjetor paraqesim planin e uljes së çmimit të ...
Britani e Madhe/ 760,000 gra presin për një ekzaminim gjinek...