Inflacioni në Shqipëri në muajin korrik arriti 7.2 %

20:51 | 19 Gusht 2022
E.H

Inflacioni në muajin Korrik në Shqipëri arriti 7.2 %.

Të dhënat janë bërë publike nga INSTAT nga ndryshimi vjetor i matur nga indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Korrik.

Rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin e transporteve me 14.5 % e pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 12,4% dhe “Pije alkoolike dhe duhan” me 4,5%.

Krahasuar me një muaj më parë, rritja me e madhe për konsumatorët shqiptarë është vënë re tek grupi i ushqimeve me 1 %.

Por krahasuar me vendet e tjera të Europës, Shqipëria rendit në vendin e 4 në Europë për inflacionin më të ulët.

Ndërsa Islanda dhe Malta qëndrojnë në vendet e para me normat më të ulëta të rritjes së çmimeve me 6,1% dhe 6.5%.

Referuar të dhënave të publikuara nga INSTAT, në Europë, Estonia dhe Letonia raportuan normat më të larta të inflacionit me 23 dhe 21.5 % secila./Tv Klan/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme