Google ADS

infermierja në Shkodër infekton edhe 3 pacientë të tjerë me COVID-19

17:03 | 13 Prill 2020
L G

Një infermiere në Shkodër dyshohet të ketë infektuar 3 pacientë me COVID-19, të cilët janë në gjendje të rendë për shkak të patologjive të shkaktuara nga koronavirusi.

Një ndër pacientët e infermierës së infektuar është edhe pacienti që ndërroi jetë ditën e sotme.

“Ministria e Shëndetësisë informon se në Shkodër ka nisur një hetim epidemiologjik, pas konfirmimit të një infermiereje të spitalit rajonal Shkodër pozitiv në 24 orët e fundit (rasti i personelit shëndetësor i raportuar në deklaratën për media të ditës së sotme).

Sipas epidemiologëve dhe përfaqësuesve të Institutit të Shëndetit Publik që po kryejnë hetimin epidemiologjik në terren, dyshohet se ky rast është i lidhur me rastin e infermieres, e cila, sipas hetimit epidemiologjik, është infektuar në komunitet.

Nga rezultatet e testimeve të kryera në spitalin e Shkodrës, në 10 pacientë të shtruar që kanë qenë në kontakt me infermieren e infektuar, kanë rezultuar 4 pacientë të prekur, në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të patologjive për të cilat po trajtohen, por pa simptoma përsa i takon COVID19.

Njëri prej tyre, 59-vjeçari me inicialet M.S. ka ndërruar jetë, ndërsa tre pacientë të tjerë që janë bartës të COVID19 janë transferuar gjatë ditës së sotme në dy spitalet COVID.

Ministria e Shëndetësisë informon se vijon hetimi epidemiologjik në Shkodër dhe do të mbajë të informuar publikun për çdo zhvillim”. /albeu.com/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme