Infermierja i shkon në shtëpi për t’i bërë gjilpërën nënës, djali e godet me thikë

22:25 | 21 Prill 2020
Arbresh.info

Një ngjarje shokuese është regjistruar në Lushnjë ku një 36 vjeçar ka plagosur me thikë infermieren që ka shkuar për t’i bërë gjilpërën nënës së tij të sëmurë.

Bëhet me dije se infermieria është jashtë rrezikut për jetën dhe se autori është prangosur në kohë rekord.

Lushnjë

Policia kap dhe arreston në kohë rekord autorin e plagosjes me thikë të infermieres së qendrës shëndetësore në fshatin Arrëz.

Sot, rreth orës 19:15, në fshatin Arrëz, Lushnjë, shtetasi A. M., 36 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasen A. T., 59 vjeçe, infermiere në qendrën shëndetësore në fshatin Arrëz, e cila kishte shkuar në banesën e autorit për t’i bërë gjilpërën nënës së tij të sëmurë.

Pasi ka goditur infermieren, shtetasi A. M. është larguar nga banesa, por pas reagimit të menjëhershëm të Policisë u kap dhe u arrestua në flagrancë, në tentativë për t’u larguar nga vendngjarja.

Shtetasja A. T. ndodhet në spitalin e Lushnjës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme