Një infermiere greke është rasti më i mirë, për të thënë se nuk janë të gjithë njerëzit njësoj. 34-vjeçarja Stavroula Metaxakis nga Viannos i Kretës, gjeti portofolin me 500 euro të një nënë shqiptare, teksa ishte duke bërë blerje në një dyqan.
Siç raportojnë mediat greke, infermierja gjeti në dysheme një çantë femre me më shumë se 500 euro brenda. Ajo mendoi se gruaja që e humbi do ta kërkonte, duke u rikthyer menjëherë në dyqanin ku kishte bërë pazar.
Infermierja priti dy orë të tëra pranë vendit ku gjeti çantën, derisa pa një nënë me tre fëmijë, e cila ishte shumë e shqetësuar.
“E kuptova që ishte çantë e saj. Iu afrova dhe e pyeta nëse ajo kishte humbur ndonjë gjë. Ajo më vështroi në sy me intensitet dhe u përgjigj se kishte humbur portofolin. Kur i thashë që e kisha gjetur ajo u gëzua dhe më puthi duke thënë faleminderit”, tregon 34-vjeçarja.
Më tej infermierja thotë se e kishte kuptuar që nëna me 3 fëmijë ishte me origjinë nga Shqipëria.
“Nuk prisja që dikush të gjente portofolin e saj dhe të priste dy orë derisa t’i dorëzonte atë që e humbi”, ka thënë ajo.
“Unë e di se sa shumë i duhen këto para një nëne 32-vjeçare, si Olisa, duke rritur tre fëmijë të vegjël”, është shprehur 34-vjeçarja. /oranews
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...