Infermierja e Spitalit Psikiatrik merr ryshfet

09:22 | 1 Nëntor 2018
Arbresh.info

Një punonjëse në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit u arrestua nga policia pasi akuzohet për korrupsion.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u ndalua infermierja, Sh. Tollumi, 50 vjeçe, banuese në fshatin Bujaras, Elbasan.

Ndalimi i saj u bë pasi Prokuroria ka urdhëruar ndalimin e saj për veprën penale të korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

Policia thotë se materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme