Deputetja opozitare në Kuvendin e Shqipërisë, Rudina Hajdari është infektuar me Covid-19.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë deputetja me anë të një reagimi në rrjetet sociale ku shkruan se pas shfaqjes së disa simptomave të para është testuar pozitive me Covid-19.
Më tej ajo ka shtuar se deri më tani simptomat që po kalon janë të lehta dhe po izolohet për të ruajtur shëndetin e familjarëve.
“Nga sot e deri kur rezultatet të ri dalin negative, do të punoj nga shtëpia dhe do të mund të takohemi vetëm online. Do mundohem të përdor sa më shumë teknologjinë për të kompensuar mungesën fizike dhe ta shfrytëzoj këtë kohë për të zhvilluar ide dhe projekte të reja. Ju lutem shumë merreni seriozisht këtë sëmundje dhe masat mbrojtëse ndaj saj”, ka shkruar deputetja Rudari./tch
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...
Mickoski: Është koha të flasim për ardhmërinë