Pak ditë më parë në Prishtinë, dhjetëra mijëra nxënës dolën dhe protestuan ndaj problemeve qe sipas tyre ka shkolla ne Kosovë. Por ajo proteste ngre pikëpyetjen, përse protestat nuk funksionojnë në Shqipëri?
Përse ato përfundojnë në një grup njerëzish, me të vogël se numri i kamerave që i ndjekin ato? Shpesh jemi mësuar te themi se është faji i politikës, por psikologe dhe aktiviste thonë se problemi është me thellë ne shoqëri.
Shqiptarët e Kosovës kanë të zhvilluar kulturën e protestës, pa masë krahasimi me ne në Shqipëri, sipas sociologëve. Shuplaka më e fundit, politikanëve atje i erdhi nga mosha e re, të cilët u bënë bashkë për të kërkuar arsimim cilësor.
“Shqiptarët e Kosovës, ndryshe nga shqiptarët e Shqipërisë janë njerëz që u është dashur gjithmonë të rezistojnë, u është dashur gjithmonë të rebelojnë. Kanë një shkollë të shëndetshme të reagimit qytetar dhe të vetëdijes për rolin që ke: të mos jesh një skllav dhe një kavie e bindur e politikave”.
“Protestat tona fillojnë shumë qytetare, por ato ende sjanë pjekur sa duhet sepse protesta ka nevojë për një qëllim të caktuar e kur nuk ka atëherë ajo është e destinuar të dështojë. Shumë njerëz nuk përfshihen në protest pikërisht sepse nuk janë të sigurt për fundin e suksesshëm të saj”.- Edmond Dragoti
Por të rinjtë në Shqipëri edhe pse janë të pakënaqur me jetën studentore këtu e jo vetëm, nuk reagojnë por e pranojnë realitetin problematik në heshtje duke u shndërruar në një shoqëri kokulur.
“Kemi frikë jemi të ndrydhur. Nuk biem në një mendje. Ama për komente jemi të zotët shumë, për të dalë nuk bëhemi!
Aty kemi hapësirën më të sigurt se nuk identifikohemi. Ndryshe kemi frikë mos nuk diplomohemi, mos nuk na japin notën prandaj sreagojmë…”
“Të rinjtë tanë janë më civilë sigurisht se të rriturit. Por fakti që janë aq pasivë në drejtime të ndryshme do të thotë që nuk kanë aspiratat e nevojshme për jetën e tyre se çfarë duan të bëjnë, çfarë qëllimesh kanë. Si dhe këto lëvizjet e pakontrollueshme si emigracioni masiv I brendshëm ose I jashtëm të gjitha këto ju bjerrin shpresat.
“ka një kalbëzim të tejskajshëm të shoqërisë shqiptare dhe të moralit kombëtar. Kemi një zhbërje, janë kthyer kokëposhtë vlerat … nga familje që iu ushqejnë fëmijëve që të vegjël frikën dhe interesat materiale, nuk mund të kesh rini rebele. Ka në numër shumë të vogël, që është për të ardhur keq sepse dihet që njeriu kur është I ri nuk bën kompromis jo nota, jo puna e prindërve…por aq shumë është kalbëzuar shoqëria jonë saqë ka përfshirë dhe të rinjtë!”- tha Brisida Gjikondi
Tashmë protesta është tjetërsuar. Me një profil në rrjete sociale, ata e kanë më të lehtë të shprehin zemërimin me një emoji apo koment, por në thelb pa ndryshuar asgjë. Duke na veshur disa vecori të reja si shqiptarë: moskokcarjen dhe nënshtrimin.
Me shkeljet ne jemi familjarizuar dhe në këtë mënyrë nuk i kemi të larta ndjeshmëritë ndaj shkeljeve të drejtave të njeriut apo individuale.
“Pikërisht nga kjo apati e shoqërisë shqiptare dhe e rinisë, ata vazhdojnë mbretërojnë dhe ne kemi këtë realitet!”- tha Brisida Gjikondi./tch/
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...