Vendet e Ballkanit kanë performuar keq në Raportin Botëror të Lumturisë të OKB-së këtë vit, duke nxitur një titull mjaft të paharrueshëm në shtypin rajonal: “Ballkani jo shumë i lumtur”- thotë OKB.
Dy më pak të lumturit e Ballkanit ishin Bosnjë dhe Hercegovina në pozicionin e 93-të, duke u renditur më poshtë Libisë dhe diktaturave të tilla si Turkmenistani dhe Bjellorusia, dhe Shqipëria, e cila në pozicionin e 112-të ngadalë ‘mundi’ Irakun për palumturi.
Por, shkruan editorja e prestigjiozes ‘The Independent’, kur u pyetën se cilat janë dy vendet e mia të preferuara në botë, unë do ta vë Bosnjën dhe Shqipërinë në krye të listës. “Dhe unë nuk jam apo nuk mendoj se jam një turiste e palumtur”.
Për shumë njerëz në Britani, fjala Ballkan ngjall brutalitet, bllokime, histori tragjike dhe luftëra të vështira. Në një udhëtim të kohëve të fundit në Londër nga Sarajeva, ku aktualisht banoj, thotë Sophie Buchan, më kanë pyetur më shumë se një herë nëse “isha korrespondente lufte”.
Por ka kaluar kaq shumë kohë që nga konfliktet në fillim të viteve ‘90 dhe Ballkani ka ndër destinacionet më të bukura, si Dubrovniku dhe Spliti – me potencial për të sjellë më shumë gëzim për turistët.
“Peizazhi që e bëri Sarajevën aq të prekshëm për rrethim, sot e bën atë një nga qytetet më të bukura në tokë. Është një qytet me kodra, minare mahnitëse dhe me arkitekturë austro-hungareze. Dhe po, ka trishtim prapa klisheve të një mini Stambolli, por ndërsa xhamitë dhe kishat ende qëndrojnë krah për krah, vendi po bëhet më i ndarë. Po, ka edhe gëzim këtu. Ndryshe nga destinacionet më të dukshme turistike, banorët e Bosnjës duan të tregojnë historitë e tyre dhe t’i dëgjojnë ato”, – vijon tregimi.
Më tej, për vendin tonë editorja thotë: “Shqipëria mund të jetë më pak e lumtur se Palestina e okupuar në Indeksin e Lumturisë Botërore, por ju nuk e merrni këtë përshtypje në terren. Disa nga kujtimet më të bukura të udhëtimit vijnë nga ky vend misterioz – i izoluar pothuajse tërësisht nga bota nën diktaturën e Enver Hoxhës. Më kujtohet kur qëndrova për një javë në një kështjellë (Kalaja e Krujës) duke ngrënë ushqim të gatuar në shtëpi çdo mbrëmje brenda mureve të shekullit të 5-të. Më në Veri, në malet e Thethit (që është një nga destinacionet më të mira të pazbuluara në Europë), isha e lumtur në përpjekjet e mia për të ecur në këmbë nga një familje lokale që më ftoi për të pirë rakinë e bërë vetë, teksa më tregonte historinë e maleve të mallkuar.
Ka diçka për fshatrat e Ballkanit që më shtyn të them se as kodrat e Toskanës apo pamjet e famshme në jug të Francës, kurrë nuk munden ta përçojnë. Gëzimi këtu nuk duhet të gjendet në shenja të dukshme. Por këto vende e çlirojnë mendjen tuaj dhe ju lejon të përjetoni gëzim në një mënyrë që thjesht destinacionet e njohura nuk e bëjnë. Shkoni pa paragjykime dhe takoni disa nga njerëzit më pak të ashpër në planet”- përfundon reportazhi./monitor
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...