Spektakli “E diela Shqiptare” nuk ka filluar ende dhe madje ende nuk dihet se kur do të fillojë, pasi studiot akoma nuk janë bërë gati.
Kjo ka bërë që shorti i Telebingos Shqiptare për këtë të dielë të zhvillohet në ambient të hapur te oborri papara ndërtesës së Klanit.
Por me gjithë përpjekjet për organizimin sa më të mirë të spektaklit, në fund jo gjithçka ka shkuar mirë.
Në fakt ka ndodhur një incident pikërisht në momentin, kur po bëhej gati hedhja e shortit, pasi aparatura për përzierjen e goglave nuk ka funksionuar, duke krijuar kështu një situate çoroditjeje tek shikuesit.
Me gjithë përpjekjet e njëpasnjëshme të personave përgjegjës, duket se nuk ka funksionuar tupi që thith goglën e përzgjedhur dhe e nxjerr jashtë.
Situata ishte e befasishme dhe ka gjetur të papërgatitur edhe moderatorin Ardit Gjebrea, i cili boshllëkun e pritjes tentoi ta mbushë më fjalë.
Por pasi u verifikua, që aparatura nuk funksion dhe shorti po shkonte drejt dështimit, atëherë Arditi është detyruar të bëjë një veprim të parashikuar, një gjë që nuk ishte parë deri tani: të hedhë shortin duke i tërhequr goglat me dore.
Për këtë ai përzgjodhi një nga balerinat e emisionit, i cila me sy të lidhur tërhoqi një e nga një goglat e shortit të Telebingos Shqiptare për këtë jave.
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...